Kapen 60 kg drogë në Rinas. Ishin nisur nga Tajlanda, arrestohen dy kinezë

Kapen 60 kg drogë në Rinas. Ishin nisur nga Tajlanda, arrestohen dy kinezë

60 kilogramë kanabis laboratorik janë kapur në Aeroportin e Rinasit. Dy kinezë janë arrestuar në tentativë për të hyrë në kufirin shqiptar, ndërsa me vete kishin valixhet me drogë. Ata ishin nisur me drogë nga Tajlanda, ndërsa kaluan tranzit në Emiratet e Bashkuara.