Burimi:
Gijotina.com

Foto © Gijotina.com
Sistemi shëndetësor katastrofë! Gratë me kancer gjiri përballen me një betejë të dyfishtë
Vjeshta e vitit 2024 shënoi një kthesë të vështirë në jetën e Vera Loshit, një 56-vjeçare nga Ishull Lezha. Pas disa vizitave nisur nga shqetësimet fizike, diagnoza ishte e prerë: kancer gjiri. Ky ishte vetëm fillimi i një beteje të dyfishtë për Loshin; ajo me sëmundjen dhe me një sistem shëndetësor, që e detyron të udhëtojë rreth 120 kilometra për të marrë trajtimin jetik. “Trajtimi i sëmundjes ka qenë një sfidë dhe me shumë kosto,” tregon ajo për BIRN. “Më është dashur të shkoj në Tiranë për të zhvilluar seancat e terapisë, pasi këtu në Spitalin e Lezhës nuk ofrohet ky shërbim,” shtoi gruaja. Nëna e dy fëmijëve e quan veten me fat, pasi u diagnostikua në fazë të hershme. Por pas trajtimeve prej 1...