Burimi:
Top-Channel.tv

Foto © Top-Channel.tv
Makina përplas motomjetin në aksin Fier-Levan, drejtuesi mbetet i plagosur
Një aksident ka ndodhur mëngjesin e sotëm në aksin Fier- Levan, në vendin e quajtur “Kthesa e Azotikut”. Një automjet është përplasur me një motomjet dhe drejtuesi ka mbetur i plagosur. Ai është transportuar drejt spitalit Rajonal Fier ku ndodhet nën kujdesin e mjekëve jashtë rrezikut për jetën. Ndërkohë policia dhe grupi hetimor ndodhen në vendngjarje për të përcaktuar shkaqet e aksidentit. Top Channel