Burimi:
Top-Channel.tv

Foto © Top-Channel.tv
Gjykata Supreme e SHBA-së vendos kushtetutshmërinë e ligjit që ndalon posedimin e armëve nga përdoruesit e drogës
Gjykata Supreme e SHBA do të shqyrtojë ligjin që ndalon përdoruesit e drogave të mbajnë armë. Në një vendim që ka përçarë prej kohësh opinionin publik në Shtetet e Bashkuara, Gjykata Supreme vendosi të hënën të shqyrtojë nëse ligji që ndalon përdoruesit e rregullt të drogave të paligjshme të mbajnë armë është në përputhje me Kushtetutën. Edhe pse administrata e Presidentit Donald Trump mbron Amendamentin e Dytë të Kushtetutës, i cili garanton të drejtën për të mbajtur armë, ishte vetë ajo që iu drejtua Gjykatës Supreme për të kërkuar një vendim mbi kushtetutshmërinë e ligjit, pasi ai u rrëzua më herët nga një gjykatë apeli. Ky është ligji në bazë të të cilit Hunter Biden, djali i ish-Presidentit Joe Biden, u dënua në qershor 2024...