Andi Tela: Deklarata e Dumanit ‘çfarë themi ne bën gjykata’, po bëhet realitet!

Andi Tela: Deklarata e Dumanit ‘çfarë themi ne bën gjykata’, po bëhet realitet!

Gazetari Andi Tela , ka folur për arrestimin e avokatit Ulian Bajrami, duke konsideruar reagimin e gjykatës të çuditshëm. I ftuar në MCN TV, Tela foli edhe për një trend të dukshëm, ku gjyktat kanë filluar të kthehen në noter për kërkesat e prokurorëve, duke realizuar shprehjen e famshme të Dumanit se "gjykata bën si themi ne". Tela: Aty është seancë që ka zgjatur disa orë. Ne kemi dëgjuar një minutë. Edhe gjyqtarja duket e karikuar, ndoshta e ka kundërshtuar disa herë. Fraza që thotë avokati “do të merrem personalisht” vijonte do ju kallëzoj penalisht. Janë arrestuar 14 persona. Njëri prej personave që mbrohej nga avokati, akuzohej për kundërshtim me dhunë ndaj punonjësve të policisë. Avokati thoshte nuk keni provën që klienti kundërshton me dhunë...