Bloomberg: Plani i paqes në Gaza mund të funksionojë nëse “kopjon” Kosovën

Bloomberg: Plani i paqes në Gaza mund të funksionojë nëse “kopjon” Kosovën

FOTO ILUSTRUESE GAZA-Pse marrëveshja e paqes prej 20 pikash që Presidenti i SHBA-së Donald Trump ndërmjetësoi për Gazën, vetëm 10 ditë më parë, duket se është tashmë në telashe?-Me këtë pyetje e nis artikullin media Bloomberg, ku shprehet se pa një forcë paqeruajtëse të suksesshme ndalimi i luftimeve do të jetë shumë i vështirë. Në shkrim thuhet se një model për t’u marrë shembull është ai i Kosovës, ku KFOR vijon misionin paqeruajtës prej dekadash. ARTIKULLI: Në vend që të përgatiten për t’u çarmatosur dhe për t’u tërhequr nga politika, militantët e Hamasit kanë dalë nga strehimet e tyre për të ekzekutuar rivalët palestinezë dhe për të rivendosur kontrollin në zonat nga të cilat forcat izraelite u tërhoqën. Izraeli thotë se grupi terrorist po i ngre...