Kryetarja e Shoqatës së Avokatëve, Qeleshi: Sekuestrimi i telefonit të Bajramit përben shkelje të rëndë ligjore

Kryetarja e Shoqatës së Avokatëve, Qeleshi: Sekuestrimi i telefonit të Bajramit përben shkelje të rëndë ligjore

Kryetarja e Shoqatës së Avokatëve Penalistë, Joana Qeleshi e cilësoi të paligjshëm arrestimin e avokatit Ulian Bajrami, duke theksuar se policia veproi pa urdhër të prokurorit dhe pa vendim gjykate. Ajo tha se sekuestrimi i celularit të një avokati pa vendim gjykate është shkelje e rëndë ligjore. ”Prokurori dhe avokati janë palë në proces, që do të thotë se mund të ketë debat profesional midis tyre. Në rastin konkret, aty është folur për këtë. Është thënë “do merrem personalisht”, dhe kjo është sqaruar, pas së cilës seanca ka vijuar normalisht. Nëse do të kishte pasur elementë të një vepre penale, prokurori do të duhej të kishte bërë kallëzim, por gjykata nuk e ka bërë një gjë të tillë. Të nesërmen, oficeri i policisë gjyqësore ka...