Spahiu: Avokati i arrestuar nuk kreu vepër penale, por shkelje etike dhe rregulli

Spahiu: Avokati i arrestuar nuk kreu vepër penale, por shkelje etike dhe rregulli

Ndalimi i avokatit Ulian Barjami pas përplasjes me prokurorin Gjergji Ceka në seancën për konfirmimin e masave të sigurisë për 14 personat e arrestuar më 13 tetor në një lokal në Elbasan është komentuar nga juristi Kreshnik Spahiu. Për të avokati nuk kreu asnjë vepër penale, por shkelje etike. Ai shprehu shqetësime për sjelljen e avokatëve gjatë procesit. ”Ishte kapërcim i detyrës së oficerit të policisë gjyqësore, nuk ishte arrestim por ndalim. Është konsideruar retorika e avokatit si një kanosje ndaj prokurorit të seancës. Është precedentë negative që mbartë dy rreziqe nga të dyja krahët. Një nga problemet që mbratë sot niveli juridik i përfaqësimit të avokatëve lë shumë për të dëshiruar. Ajo retorikë, përbënë shkelje të etikës në seancë, por nuk mendoj se është...