Burimi:
Kohajone.com

Foto © Kohajone.com
Maks Haxhia: E tmerrshme që avokati të trajtohet njësoj me të pandehurin! Nëse vijohet kështu, nuk ka më procese
Kryetari i Dhomës së Avokatisë, Maks Haxhia, i ftuar në emisionin “Të Paekspozuarit” në MCN TV, ka folur për arrestimin e avokatit Ulian Bajrami, pas një debati në sallën e gjyqit. Haxhia e konsideroi “të tmerrshëm” faktin që avokatët po trajtohen njëlloj si të pandehurit dhe u ndal te fryma shqetësuese që po krijohet. Po kështu ai e vuri theksin te indiferenca e KLP. “E trajtojnë avokatin njësoj me të pandehurin dhe kjo është e tmerrshme. Kodi Penal thotë se kushdo konstaton vepër penale, ka detyrimin të bëjë kallëzim. Avokati ka konstatuar deformim të provave dhe thotë do të bëj kallëzim. Është shqetësues qëndrimi indiferent i KLP dhe titullarëve të drejtësisë. Sot duhet të vinin alarmin. Nuk është problemi për të vënë para përgjegjësisë një...