Burimi:
Gijotina.com

Foto © Gijotina.com
Netanyahu takon emisarin e Trump dhe Jared Kushner pas bombardimeve në Gaza
Kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu është takuar këtë të hënën me emisarët amerikanë Steve Witkoff dhe Jared Kushner në Izrael, një ditë pas bombardimeve izraelite në Rripin e Gazës që vunë në provë armëpushimin e brishtë në fuqi që nga 10 tetori. Sipas zëdhënëses së kryeministrit izraelit, tema e bisedës ishte “zhvillimet e fundit në rajon”. Witkoff, emisari i Donald Trump, dhe Kushner, dhëndri i presidentit amerikan, pritej të diskutonin me zyrtarë izraelitë mbi situatën në Gaza, sipas ambasadës amerikane. Netanyahu pritet gjithashtu të takohet me nënpresidentin amerikan J.D. Vance, i cili do të vizitojë Izraelin së bashku me bashkëshorten e tij, Usha Vance, për disa ditë, bëri të ditur zyra e kryeministrit. Duke folur para parlamentit, Netanyahu deklaroi për takimin me Vance: “Do të diskutojmë...