Burimi:
Top-Channel.tv

Foto © Top-Channel.tv
Nga shpëtimtarë, në fajtorë/ Shoferët e ambulancave në Lushnje detyrohen të kthejnë miliona lekë pas auditit!
13 shoferë të autoambulancave në Spitalin e Lushnjes janë kapur me shkelje nga auditi i Ministrisë së Shëndetësisë dhe duhet të kthejnë para, ndërkohë që ata punojnë dyfishin e orëve që parashikon Kodi i Punës, por administrata nuk ua njeh. Mbrëmjen e sotme, emisioni Fiks Fare ka transmetuar rastin e 13 shoferëve të autoambulancave në Lushnje, të cilët denoncojnë padrejtësitë që u bëhen nga institucioni ku punojnë. Ata thanë se po detyrohen të kthejnë rreth 1 milion e gjysmë lekë të vjetra secili, edhe pse kanë punuar realisht shumë më tepër se orari zyrtar. Sipas tyre, një audit ka vendosur që këto para janë marrë “pa të drejtë”, por në fakt ata kanë bërë orë shtesë, turne 24-orëshe dhe ditë gatishmërie që nuk janë regjistruar...