Burimi:
Kohajone.com

Foto © Kohajone.com
Arrestimi i avokatit Ulian Barjami, Bardhi: Na kujton të shkuarën
Kreu i grupit parlamentar të PD-së Gazment Bardhi reagon për arrestimin e avokatit Ulian Bajrami, pas një debati me prokurorin e çështjes. Bardhi shkruan ndër të tjera se është i papranueshëm. Ndërsa shton se ngjarje të tilla kërkojnë reflektim të thellë nga organet e qeverisjes së sistemit gjyqësor, KLP dhe KLGJ, në mënyrë që ato të mos shndërrohen në precedentë. Postimi i plotë Në një shtet të së drejtës, roli i avokatëve për mbrojtjen e të drejtave dhe lirive themelore të qytetarëve është i pazëvëndësueshëm. Në këtë kuptim, arrestimi i një avokati, pas një debati të tensionuar me përfaqësuesit e organit të akuzës në sallën e gjyqit, është një ngjarje e papranueshme. Në një vend anëtar të NATO-s dhe kandidat për anëtar në Bashkimin Evropian,...