Rubio dhe Lavrov diskutime “kokë më kokë”, Trump: Kievi mund ta fitojë ende luftën, por…

Rubio dhe Lavrov diskutime “kokë më kokë”, Trump: Kievi mund ta fitojë ende luftën, por…

Sekretari i Shtetit i SHBA-së, Marco Rubio, mund të takohet me Ministrin e Jashtëm rus, Sergei Lavrov të enjten, më 23 tetor, sipas Reuters. Nga ana tjetër, ministria e Jashtme ruse thotë se Ministri i Jashtëm rus Sergei Lavrov dhe Sekretari i Shtetit i SHBA-së Marco Rubio zhvilluan një bisedë telefonike, raporton TASS. Sipas Ministrisë së Jashtme ruse, “u zhvillua një diskutim konstruktiv mbi hapat e mundshëm konkretë për të zbatuar marrëveshjet e arritura gjatë bisedës telefonike të 16 tetorit midis Presidentit rus Vladimir Putin dhe Presidentit të SHBA-së Donald Trump”. Ndërkohë sipas Presidentit Donald Trump, SHBA mund ta ndalojë luftën në Ukrainë. “Mendoj se do t’ia dalim”, tha Donald Trump në takimin e tij në Zyrën Ovale me kryeministrin australian Anthony Albanese, duke iu...