Arrestimi i avokatit/ Abilekaj: Prokuroria është kthyer në institucion të mbifuqishëm që nuk pyet as për gjykatën

Arrestimi i avokatit/ Abilekaj: Prokuroria është kthyer në institucion të mbifuqishëm që nuk pyet as për gjykatën

Gazetari Enton Abilekaj, i ftuar në edicionin informativ ‘Ora 19’ në SYRI TV, ka komentuar arrestimin e avokatit Uljan Bajrami, duke e cilësuar këtë ngjarje si një tregues alarmant të mungesës së sigurisë juridike në vend. Gjatë bisedës me moderatoren Armela Ferko, Abilekaj deklaroi se:  ‘Arrestimi i tij ka bërë që siguria e një avokati të jetë zero, dhe po ashtu edhe e një qytetari.’ Sipas tij, në Shqipëri është krijuar një realitet ku prokuroria ka marrë një fuqi të pakontrolluar, duke e lënë gjykatën jashtë loje:  ‘Është krijuar një prokurori e mbifuqishme që nuk pyet më pas për gjykatën.’ Gazetari nënvizoi se siguria juridike është themeli i një demokracie funksionale, dhe se rasti i arrestimit të një avokati vetëm sepse ka paralajmëruar një padi...