Kampi i Gjadrit/ Mbi 1 milion euro për çdo migrant: Dështimi i qendrës italiane në Shqipëri

Kampi i Gjadrit/ Mbi 1 milion euro për çdo migrant: Dështimi i qendrës italiane në Shqipëri

Gazeta italiane La Repubblica ka shkruar së fundmi për qendrën e emigrantëve në Shqipëri, duke e përshkruar projektin si tejet të kushtueshëm dhe thuajse të paefektshëm. Qendra e inauguruar më 14 tetor 2024 është kthyer në një “katedrale në shkretëtirë”, pasi pjesa më e madhe e hapësirave mbetet e pashfrytëzuar. Sipas dokumenteve të protokollit Itali–Shqipëri dhe planifikimit qeveritar, për funksionimin e dy qendrave, në Gjadër dhe Shëngjin, janë parashikuar 653 milionë euro për pesë vite. Përveç ndërtimit, kjo shumë përfshin kontratën me operatorin Medihospes, shpenzimet për misionet e policisë dhe kostot e transportit me anije dhe avion nga Italia në Shqipëri dhe anasjelltas, që përkthehet në mbi 130 milionë euro në vit. Megjithatë, deri më 25 korrik, vetëm 111 migrantë kanë kaluar në këto qendra, duke e...