Burimi:
Gijotina.com

Foto © Gijotina.com
Rama: Aksioni për pastrimin e hapësirave publike në Tiranë vazhdon pa kompromis, në çdo rrugë e lagje
Aksioni për pastrimin dhe lirimin e hapësirave publike në Tiranë vijon me intensitet të lartë. Kryeministri Edi Rama ka publikuar sot një video nga këto ndërhyrje, duke theksuar përkushtimin për të kthyer çdo hapësirë të zënë padrejtësisht në shërbim të qytetarëve. “Në çdo rrugë e lagje, deri në fund”, shkruan Rama në postimin e tij në “Facebook”. Ky aksion, i cili ka nisur në gjithë vendin që nga korriku i vitit 2025, synon të sigurojë më shumë hapësira të hapura dhe të qasshme për publikun.