Projektligji për TVSH e ‘shportës’/ Xhixho: Çmimet e ushqimeve, 50 % më të larta se në BE, 20 % shkon për koncesione!

Nënkryetarja e Partisë së Lirisë dhe njëkohësisht deputete e kësaj force politike, Erisa Xhixho ndau detaje nga projektligji i depozituar në Kuvend, për uljen e TVSH për ushqimet e shportës.

Në një intervistë për edicionin e lajmeve të mesditës në Syri Tv, Xhixho tha se çmimet e shportës në vendin tonë, janë 50% më të larta se në Bashkimin Evropian, ndërsa të dhënat e publikuara  nga INSTAT, tregojnë se 40% e shpenzimeve të familjeve shqiptare shkojnë pikërisht për mallrat e shportës.

Sipas Xhixhos, çmimet krahasuar me vendet e rajonit, janë dyfish më të larta në Shqipëri, duke e bërë jetesën thuajse të pamundur dhe të papërballueshme.

Për ligjvënësen e PL, taksa e TVSH për ushqimet, shkon direkt në buxhetin e shtetit, ndërsa asnjë para nuk shkon për shërbimet ndaj qytetarëve.

Edhe pse një nismë e tillë ligjore, është rrëzuar nga legjislatura e vjetër me forcën e kartonit nga mazhoranca socialiste, Xhixho thotë se nuk do të ndalet për ta futur sërish në agjendën parlamentare, uljen e TVSH për ushqimet e shportës.

Evidentohet se kostoja e jetesës është ë papërballueshme, pagat kanë mbetur prapa në raport me rritjen e  çmimeve. Në raportin e  fundit të INSTAT, 40 % e buxhetit shkon për ushqimet, të cilat janë më të larta se BE, 50%.

Në këtë situatë ke një projekt të kryeministrit që më 2013 që thotë se do e zerojë TVSH  e shportës, bazike për çdo familje shqiptare. Pas 12 vitesh jo vetëm s’e mbajti premtimin, por në kulmin e krizave s’mori ansjë masë për uljen e çmimeve.

Çdo gjë që blejmë, ka  një taksë TVSH prej 20%,  po flasim për produkte për mbijetesë e jo luksi. RMV e ka 5%, Kosova 8%, Mali i Zzi 7%. Shkojnë direkt në buxhetin e shtetit këto para të TVSH. Një nga arsyet e rritjes së buxhetit, është TVSH për produktet e shportës. Propozimi ynë ëshët social, në këtë krizë të madhe ekonomike të familjes shqiptare.

Janë mbi 23 produkte që kemi listuar, ta çojmë në 5%, duke sjellë efekt të menjëhershëm te pensionistët e familjet. Të futet në pralament dhe kjo qeveri të flasë për qytetarët, që kanë ndikim të madh ekonomiko-social për qytetarët. Ke apartamente në Tiranë me mbi 2 mijë euro m2, apartamente stok, kjo të nxit shpopullimin. S’kanë ikur vetëm të varfërit, por edhe ato që duan shërbime.

Tirana, lavatrice e pastrimti të parave. Kulla që mbijnë përditë, e bëjnë të pajetueshëm jetësn në Shqipëri. E kemi propozuar dhe në legjislaturën e kaluar, por na është rrëzuar me forcën e kartonit. Janar-Gusht, janë arkëtuar 430 miliardë lekë, buxheti është rritur. Këto nuk shkojnë për shëbrime, por shkojnë për koncensione.