PANIK në Marinzë! Dita e 6-të e grevës së urisë, punonjësi i “Bankers” humb ndjenjat

PAMJE NGA NGJARJA

FIER-Naftëtarët e ‘Bankers Petroleum’ prej gjashtë ditësh tashmë ndodhen në grevë urie. Por gjëndja shëndetësore e punonjësve po përkeqësohet, teksa sot njëri prej tyre ka humbur ndjenjat.
Josif Lino, me pozicionin mekanik pasi ka humbur ndjenjat është transportuar drejt qëndrës shëndetësore të kompanisë ku i është dhënë ndihma e duhur mjekësore. Grevistët kanë shfaqur probleme shëndetësore, si temperaturë, lodhje, marramendje, e dhimbje koke, ndërsa tre prej tyre kanë marrë dhe injeksione, ndërsa tre prej tyre kanë marrë injeksione. Mjekët që kanë mbërritur për të monitoruar situatën iu kanë ardhur në ndihmë grevistëve. 

Naftëtarët kërkojnë rritje page prej 9% për punonjësit me paga më të ulëta, ndërsa kompania pak ditë më parë deklaroi se rritja e pagave aktualisht nuk është e përballueshme financiarisht. Punonjësit kërkojnë rritje pagash, trajtim ushqimor e shëndetësor si dhe ndalimin e arrogancës nga ana e drejtuesve të kompanisë. Po ashtu ata shprehen se nuk do të punojnë më nëse vijon të mungojë transparenca për kontratat ekzistuese./ZËRI