Burimi:
Top-Channel.tv

Foto © Top-Channel.tv
Video/ Panik në ajër, merr flakë bateria në çantën e pasagjerit, avioni bën ulje emergjente në Kinë
Një avion i kompanisë Air China u detyrua të bënte një ulje emergjente pasi një bateri brenda në një çantë dore shpërtheu në flakë gjatë fluturimit. Incidenti ndodhi në një linjë ajrore që udhëtonte nga aeroporti i Hangzhou drejt Koresë së Jugut, duke shkaktuar panik mes pasagjerëve. Pamjet e publikuara në rrjetet sociale treguan dy stjuardese që vrapuan me fikës zjarri në duar, ndërsa të tjerë i kërkuan pasagjerëve të qëndrojnë në vendet e tyre. Një pasagjer i cituar nga mediat lokale tha se dëgjoi një shpërthim të fortë disa sekonda para se të shpërthente zjarri në ndarjen e sipërme të bagazheve. “Një bateri litiumi në çantën e dorës së një pasagjeri, e vendosur në ndarjen e sipërme, papritur u përfshi nga flakët”, deklaroi kompania...