Pogradec/ Ishte duke punuar tokën, 49-vjeçari plagoset pas shpërthimit të një granate dore

Pogradec/ Ishte duke punuar tokën, 49-vjeçari plagoset pas shpërthimit të një granate dore

Një 49-vjeçar ka mbetur i plagosur pas shpërthimit të një granate dore Ngjarja është regjistruar sot në fshatin Gështenjas, teksa ishte duke punuar tokën me një mjet bujqësor. Gentian Yzellari ndodhet në spitalin e Pogradecit, fatmirësisht jashtë rrezikut për jetën. Sipas informacioneve i lënduari i cili ka marrë dëmtime në fytyrë dhe pjesë të tjera të trupit mund të transportohet në Tiranë për mjekim të specializuar. Aktualisht në vendngjarje ndodhet grupi hetimor për kryerjen e veprimeve për zbardhjen e ngjarjes. Dyshohet se granata i përket periudhës së luftës. “Sot, në fshatin Gështenjas, shtetasi G. Y., 49 vjeç, duke punuar me mjet bujqësor, në tokën e tij, është dëmtuar në trup, dyshohet nga shpërthimi i një granate të vjetër që ndodhej në tokë. Shtetasi G. Y. po merr ndihmë...