“Qafsh mua ka ngelur ndonjë demokrat në administratë?”/ Deputeti i PD ironi me nëpunësit civilë

“Qafsh mua ka ngelur ndonjë demokrat në administratë?”/ Deputeti i PD ironi me nëpunësit civilë

Gjatë raportimit në Komisonerit të Mbikëqyrjes së Shërbimit Civil në Komisionin e Ligjeve, deputeti i PD-së, Saimir Korreshi ka ironizuar punësimin e socialistëve në administratë. Korreshi duke iu drejtuar Pranvera Strakoshës, ka pyetur nëse ka ndonjë nëpunës civil pa teserën e PS. Më tej, demokrati u ka thënë deputetëve të mazhorancës se këtë pyetje duhet ta bënin ata. “Me qenë i sinqertë, pyetja ime është; ka rezultuar ndonjë nënpunës civil sot që nuk e ka teserën e PS? E them këtë se është problem i madh”, u shpreh Korreshi. Gjithashtu ai e pyeti Strakoshën nëse ka ndonjë demokrat në administratë pas 12 viteve qeverisje nga socialistët. Top Channel