Identiteti Digjital, Rama: Do të jemi një vit përpara Bashkimit Europian

Identiteti Digjital, Rama: Do të jemi një vit përpara Bashkimit Europian

Kryeministri Edi Rama ishte pjesë e aktivitetit për prezantimin e Identitetit Digjital. Ndër të tjera, ai thekso se ky do të jetë një hap domethënës për Shqipërinë në rrugën drejt modernizimit teknologjik të jetës sociale dhe ekonomike. “Ky është një moment i shumëpritur, sepse prej disa kohësh ne jemi angazhuar me shumë dëshirë, por edhe me ambicie si gjithmonë, për të krijuar Identitetin Digjital, i cili është baza i një kapërcimi të madh dhe i një projektimi në të ardhmen, falë teknologjisë. Çfarë po demonstrohet sot, do të jetë në dispozicion të publikut. Në dispozicion të ekonomisë sonë në fillim të vitit të ardhshëm. Ndërkohë, BE, gjithashtu po përgatitet për identitetin digjital. Objektivi i shpallur i BE-së është që në vitin 2027, qytetarët e BE-së...