1.25 mln euro/ GJKKO e dënoi me 7 vjet burg, ish-drejtoresha e Kadastrës në Durrës s’do bëjë asnjë ditë!

1.25 mln euro/ GJKKO e dënoi me 7 vjet burg, ish-drejtoresha e Kadastrës në Durrës s’do bëjë asnjë ditë!

rajmonda dashi TIRANË- Gjykata e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (GJKKO) ka dënuar me 7 vite burg ish-drejtoreshën e Kadastrës në Durrës, Rajmonda Dashi. Ish-drejtoresha akuzohet për pastrim parash kryer në bashkëpunim. Por, për shkak të gjykimit të shkurtuar, dënimi për ish-zyrtaren zbret në 4 vite e 8 muaj burg, dënim i cili i konvertohet në 3 vite shërbim prove. GJKKO ka vendosur t'i heqë ish-drejtoreshës së Kadastrës edhe masat e sigurisë "detyrim paraqitje" dhe "ndalim dalje jashtë shtetit". Rajmonda Dashi u shpall fajtore për kryerjen e veprës penale “Pastrimi i produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale”, kryer në bashkëpunim. Gjithashtu, gjykata ka dënuar me rreth 22 vite burg 3 të pandehurit Besjan Ramaj, Leonard Ramaj dhe Ardjan Malasi. Tre të pandehuri akuzohen për veprat penale "Pastrimi...