Burimi:
Top-Channel.tv

Foto © Top-Channel.tv
E rëndë në Pogradec, shpërthen granata, plagoset 49-vjeçari
Një 49-vjeçar është plagosur si pasojë e shpërthimit të një granate në Pogradec. Sipas uniformave blu, shtetasi me iniciale G.Y., ishte duke punuar me mjet bujqësor në tokën e tijk në momentin që ndodhi shpërthimi. Aktualisht ai po merr ndihmë mjekësore dhe është jashtë rrezikut për jetën. Njoftimi: Sot, në fshatin Gështenjas, shtetasi G. Y., 49 vjeç, duke punuar me mjet bujqësor, në tokën e tij, është dëmtuar në trup, dyshohet nga shpërthimi i një granate të vjetër që ndodhej në tokë. Shtetasi G. Y. po merr ndihmë mjekësore në spital dhe aktualisht është jashtë rrezikut për jetën. Grupi hetimor po punon për zbardhjen dhe dokumentimin e rastit. Top Channel