“Drejtuesit e administratës bënë fushatë”/ Komisionerja i përgjigjet Bylykbashit te “Ligjet”: Nuk kemi lejuar emërime gjatë fushatës

“Drejtuesit e administratës bënë fushatë”/ Komisionerja i përgjigjet Bylykbashit te “Ligjet”: Nuk kemi lejuar emërime gjatë fushatës

Në komisionin për Çështjet Ligjore dhe Administratën Publik, po mbahet seanca dëgjimore për raportimin e veprimtarisë të Komisionerit të Mbikëqyrjes së Shërbimit Civil, për vitin 2024. Anëtari demokrat, Oerd Bylykbashi iu drejtua komisioneres Pranvera Strakosha, lidhur me sistemin e patronazhizmit gjatë zgjedhjeve, si dhe përfshirjen në fushatë të drejtuesve të administratës. Në përgjigje, Strakosha tha se sistemi patronazhist nuk është ligjor dhe komisioneri përfshihet brenda kuadrit ligjor. Ajo tha se gjatë fushatës, nuk janë lejuar emërime apo shkarkime nga detyra. Bylykbashi: Kemi të dhëna konkrete, drejtues të lartë të administratës kanë qenë pjesë e fushatës. Kemi tabelat konkrete, sistemi i patronazhimit ka detyrën e profilizimit të zgjedhësve. Ju rezulton nga hetimet, së pari a keni bërë hetime për të parë sa efektiv është ky sistemi...