Deputeti i PD pyet Komisoneren e Mbikëqyrjes së Shërbimit Civi: A ka ndonjë demokrat në administratë?

Deputeti i PD pyet Komisoneren e Mbikëqyrjes së Shërbimit Civi: A ka ndonjë demokrat në administratë?

Deputeti i Partisë Demokratike, Saimir Korreshi ka hedhur kritika në Komisionin e Ligjeve lidhur me politizimin e administratës publike dhe moszbatimin e vendimeve gjyqësore për rikthimin në punë të punonjësve të pushuar padrejtësisht. Gjate raportimit të Komisioneres  për Mbikëqyrjen e Shërbimit Civil, Pranvera Strakosha, deputeti demokrat përmendi edhe institucionet publike që janë jashtë mbikëqyrjes së drejtpërdrejtë të sistemit të nëpunësit civil, duke u ndalur tek OSHEE, ku dy ditë më parë SPAK ushtroi kontrolle në zyra dhe shtepine e administratorit te OSHEE, Enea Karakaçi. “Për fatin e kryetarëve të bashkisë që ju merreni me ata që janë me status të nëpunësit civile, se po të shkoni në Ujësjellësa, në OSHEE, në këto ish komunale, se kur vajti SPAK atje u drejtuan tek banka se nuk...