Brukseli hap rrugën për trupa në Ukrainë: BE gati të trajnojë ushtarë ukrainas në vend, nëse nis armëpushimi

Brukseli hap rrugën për trupa në Ukrainë: BE gati të trajnojë ushtarë ukrainas në vend, nëse nis armëpushimi

Bashkimi Evropian pranë ofrimit të trajnimit të trupave ukrainase brenda Ukrainës dhe t’i zgjerojë format e tjera të mbështetjes – përfshirë monitorimin e kufijve, ndihmën për veteranët e luftës dhe forcimin e sigurisë kibernetike të Ukrainës. Brukseli po ashtu po e shqyrton krijimin e pozicioneve në Ukrainë në rast të një armëpushimi në të ardhmen. Kështu thuhet sipas rishikimeve strategjike, që i ka parë Radio Evropa e Lirë, të dy misioneve të BE-së që merren me Ukrainën: Misioni Këshillues i BE-së (EUAM) që fokusohet në forcimin e sigurisë të sektorit civil, dhe Misioni i BE-së për Mbështetje Ushtarake (EUMAM), që deri më tani ka trajnuar 80.000 ushtarë ukrainas në territorin e BE-së. Këto rishikime vijnë në kohën kur BE-ja ende po punon lidhur me atë...