Zjarri në Maliq/ Fqinja rrëfen tmerrin: Vajza ishte nxirë dhe po i binin flokët! Djali vdiq në koridor

Zjarri në Maliq/ Fqinja rrëfen tmerrin: Vajza ishte nxirë dhe po i binin flokët! Djali vdiq në koridor

Fqinjët rrëfejnë momentet e tmerrit në Maliq, ku zjarri përfshiu banesën e familjes Hazisllari, ku humbën jetën nëna, djali 14-vjeçar dhe ndodhet në gjendje të rëndë në spital vajza 6-vjeçare. Xhemile Kapri është banorja që ka qenë në vendngjarje si dëshmitare dhe si personi që dha ndihmën e parë, në tragjedinë që i morri jetën Nefeli dhe Luka Hazisllarit. “Unë dola të hidhja plehrat, edhe ajo çupka po qante… qante në oborr. Shkoj atje dhe shoh, ajo dukej sikur ishte futur në kazan, e tëra e nxirë. Thërras komshiun lart dhe i them: ‘Hajde shpejt, shiko çfarë ka ndodhur!’ Më dridhej trupi, nuk shikoja dot. Kur vajtëm, komshiu tha: ‘Kjo është e djegur! Si ka mundësi, është në mes të oborrit?!’ Hapëm derën me këmbë....