Burimi:
Syri.net

Foto © Syri.net
Porosia e Ramës e zbaton Peleshi/ Gazment Bardhi përjashtohet me 15 ditë nga punimet e Kuvendit
Kreu i grupit parlamentar të PD-së, Gazment Bardhi përjashtohet me 15 ditë nga punimet e Kuvendit. Vendimi për përjashtimin e Bardhit u mor nga Sekretariati i Etikës. Bardhi në seancën e kaluar iu hoq e drejta e fjalës nga ana e kryeparlamentarit, Niko Peleshi. Kujtojmë se kjo nuk është hera e parë që Bardhi përjashtohet nga seancat plenare, për shkak të debateve në Kuvend. Ndërkohë opozita ka denoncuar ashpër ndalimin nga Niko Peleshi sipas urdhrave të Edi Ramës të debatit parlamentar për çeshtje të ndryshme që shkojnë në Kuvend. Edhe përjashtimi për 15 i Bardhit është pjesë e kësaj strategji të mazhorancës që ti mbylle gojën opozitës në mënyrë që shqiptarët të mos mësojnë për skandalet e njëpasnjëshme te qeverisë Rama.