Trump paralajmëron rritje të taksave ndaj Kolumbisë mes akuzave për trafik droge

Trump paralajmëron rritje të taksave ndaj Kolumbisë mes akuzave për trafik droge

Presidenti i SHBA-ve, Donald Trump, deklaroi se do të vendosë tarifa më të larta ndaj importeve nga Kolumbia dhe do të ndalojë çdo pagesë financiare ndaj këtij vendi, duke përshkallëzuar krizën mes dy vendeve lidhur me trafikun e drogës. Duke folur nga bordi i avionit presidencial “Air Force One”, Trump akuzoi presidentin kolumbian Gustavo Petro se është i përfshirë në trafik droge, duke e cilësuar madje si një “lider i drogës ilegale”. Kolumbia ka reaguar ashpër ndaj akuzave, duke paralajmëruar se do të kërkojë mbështetje ndërkombëtare për të mbrojtur sovranitetin dhe dinjitetin e presidentit të saj. Ministria e Jashtme e Kolumbisë i cilësoi deklaratat e Trump si “akte serioze që cenojnë dinjitetin kombëtar”. Marrëdhëniet mes SHBA-së dhe Kolumbisë janë përkeqësuar ndjeshëm muajt e fundit. Trump...