FOTO ILUSTRUESE
TIRANË- Kompania 2A Group, në pronësi të biznesmenit Valon Ademi, ka reaguar ashpër pas postimit të fundit të Behgjet Pacollit. Përmes një reagimi në një postim në rrjete sociale, kompania 2A Group e cilëson konfliktin mes dy bisnesmenëve si një “luftë për dinjitet dhe identitet kombëtar”, dhe jo për përfitime ekonomike.
Biznesmeni Ademi kërkon të theksojë se i gjithë ky konflikt i ditëve të fundit, nuk ka të bëjë me paratë. Sipas tij, nuk ëshë gje tjetër veçse ‘luftë’ për të mbrojtur flamurin dhe emrin “Shqipëri”.
2A Group thekson në reagim se, pas çdo formule financiare që duke e qetë, mund të fshihet një synim për të zhdukur rrënjët. Konkretisht, lidhur me projektin “Vlora International Airport”, sipas kompanisë, fshihet Bart Turtelboom, njeriu që dikur përfaqësonte palën ruse.
“Nuk jam në luftë me ata që flasin me metafora, as me ata që mbulojnë mashtrimin me buzëqeshje, e as me mashat. Lufta ime nuk ka emra, por ka kuptim. Lufta ime është me Compartment Berninën, jo si emër, por si simbol i asaj bote që kërkon të blejë flamurin tonë.Ajo përfaqësohet nga Bart Turtelboom, njeriu që dikur përfaqësonte palën ruse në negociatat me Paris Club. Nuk është rastësi, është kujtesë. Një kujtesë se pas çdo formule financiare që duket e qetë, mund të fshihet një synim për të zhdukur rrënjët.Unë nuk jam në luftë për para, sepse sistematikisht deri në Gusht, Pacollit mi ofruan ato. Jam në luftë për të mos humbur kuptimin e fjalës “SHQIPËRI”.Sepse për mua, Vlora International Airport nuk është një investim, është një pjesë e shpirtit të një kombi që ngrihet për të fluturuar mbi hijet që duan ta mbajnë poshtë.”, thuhet në njoftimin e 2A Group.
Dy biznesmenët Behgjet Pacolli dhe Valon Ademi janë dy aksionerët që kanë në pronësi aeroportin e Vlorës, ndërsa një përplasje mes tyre ka shpërthyer së fudmi. Aksioneri i minorancës në këtë koncesion, Valon Ademi ka akuzuar publikisht Behgjet Pacollin për mashtrim.
Thelbi i konfliktit të dy ortakëve në ndërtimin e aeroportit ka qenë ndarja e aksioneve, ku Ademi zyrtarisht ka 2% të tyre, por pretendon 47%.
Mes palëve ekziston gjithashtu një kontratë noteriale, e firmosur menjëherë pas largimit të grupit turk YDA nga koncesioni i aeroportit. Ky grup kishte në pronësi 40 për qind të aksioneve të aeroportit të Vlorës, të cilat formalisht ia shiti kompanisë Mabco të Behgjet Pacollit për shumën simbolike prej 4200 eurosh. Po atë ditë, Mabco dhe 2A Group nënshkruan një marrëveshje të re për ndarjen e aksioneve, duke përcaktuar që Mabco të zotëronte 53 për qind dhe 2A Group 47 për qind të tyre. Megjithatë, këto kontrata nuk janë regjistruar ende në Qendrën Kombëtare të Biznesit (QKB).
Konflikti mes tyre ka ka përfunduar tashmë në dyert e gjykatave, e cila nga ana e saj ka bllokuar çdo lëvizje me aksionet e kompanisë. Prokuroria e Tiranës ndërkohë ka nisur një grup prokurorësh për hetimin e çështjes së aeroportit të Vlorës.
