Diell dhe vranësira kalimtare, si parashikohet moti për këtë të hënë

Diell dhe vranësira kalimtare, si parashikohet moti për këtë të hënë

Vendi ynë pret një ditë të qëndrueshme këtë të hënë, më 20 tetor 2025, me mot kryesisht të kthjellët dhe temperatura të buta në të gjitha rajonet. Në zonat e ulëta, mëngjesi do të jetë i freskët me 10-12°C, ndërsa gjatë ditës termometri do të ngjitet deri në 23°C. Në bregdet, pritet mot me diell dhe vranësira të lehta, me temperatura që variojnë nga 13°C në mëngjes deri në 22°C në mesditë, shoqëruar nga erë e lehtë detare. Ndërsa në zonat malore, mëngjesi do të jetë më i ftohtë, me 5-8°C, ndërsa gjatë ditës do të arrijë deri në 17-18°C. Mbrëmja do të sjellë rënie të ndjeshme temperaturash në të gjithë vendin dhe shtim të lehtë të vranësirave, por pa reshje. Top Channel