Maratona në Tiranë, fitojnë kenianët/ Marrin pjesë mbi 5 mijë garues nga vende të ndryshme të botës

Maratona në Tiranë, fitojnë kenianët/ Marrin pjesë mbi 5 mijë garues nga vende të ndryshme të botës

Në orën 09:00 në Tiranë nisi maratona me mbi 5600 pjesëmarrës. Nga Shqipëria dhe 54 shtete te ndryshme nisën sfidën për titullin. Për rreth 5 orë gara u zhvillua në 42 kilometra dhe nën masat e sigurisë së policisë. Në garë nuk mungoi as Ramush Haradinaj, pas 21 kilometër vrapim kreu i AAK u shpreh entuziast për maratonën. Nuk munguan as garuesit me aftesi të kufizuara. Madje dhe vrapuesi historik që tashmë është mbi 60 vjecar. Fitues nga kategori të ndryshme në përfundim të tre kategorive u vlerësuan me cmimet. Fakt interesant per kategorinë 21 km ishte se në podium u ngjitën shtetas nga Kenia.