Huthit bastisin zyrat e OKB-së në Jemen, arrestojnë 20 punonjës

Huthit bastisin zyrat e OKB-së në Jemen, arrestojnë 20 punonjës

Kombet e Bashkuara njoftuan se 20 anëtarë të stafit të tyre janë kapur nga rebelët Huthi në kryeqytetin e Jemenit, Sanaa, një ditë pasi këta të fundit ndërmorën një bastisje të re ndaj zyrave të OKB-së. “Pesë anëtarë të stafit vendas dhe 15 anëtarë të stafit ndërkombëtar po mbahen në kompleksin e OKB-së që u shënjestrua nga rebelët të shtunën,” tha për AFP-në Jean Alam, zëdhënës i koordinatorit të përhershëm të OKB-së në Jemen. Sipas tij, 11 punonjës të tjerë vendas të OKB-së janë liruar pas marrjes në pyetje, ndërsa ai theksoi se organizata është në kontakt me Huthit dhe palët e tjera për të “zgjidhur sa më shpejt këtë situatë serioze, për t’i dhënë fund ndalimit të gjithë stafit dhe për të rivendosur kontrollin...