Blerja e dronëve turq nga Kosova ndez tensionet me Serbinë

Blerja e dronëve turq nga Kosova ndez tensionet me Serbinë

Në një rajon ku siguria është e brishtë, çdo blerje armësh përmban më shumë sesa kapacitete teknike – ajo bart edhe mesazhe politike. Kështu ndodhi edhe me blerjen e fundit të mijëra dronëve turq nga Kosova, e cila shkaktoi reagime të furishme në Serbi. Presidenti Aleksandar Vuçiq u shpreh “i tmerruar me sjelljen e shtetit turk” dhe e akuzoi atë se “ëndërron ringjalljen e Perandorisë Osmane”. Përkundër përpjekjeve, Radio Evropa e Lirë nuk arriti të marrë ndonjë reagim nga Ankaraja, por për ekspertët e mbrojtjes, zemërimi lidhet me efektin e drejtpërdrejtë të dronëve. “Në thelb, ata rrisin koston e çdo operacioni ushtarak kundër Kosovës. Nga përvojat e ushtrive në terren, shohim se dronët kanë aftësinë t’u shkaktojnë [forcave armike] shpenzime të mëdha”, thotë për programin Expose të...