Përçahet opozita në Vlorë / Anëtari i Këshillit Bashkiak të PD-së kandidon i pavarur: Nuk dua të shoh demokratët pa dinjitet

Përçahet opozita në Vlorë / Anëtari i Këshillit Bashkiak të PD-së kandidon i pavarur: Nuk dua të shoh demokratët pa dinjitet

Gjergji Nika VLORË- Anëtari i Këshillit Bashkiak në Vlorë nga radhët e Partisë Demokratike, Gjergji Nika, ka shpallur kandidaturën e tij të pavarur për zgjedhjet e pjesshme lokale të 9 nëntorit. Në një deklaratë publike, Nika theksoi se Vlora ka nevojë për një përfaqësim të denjë dhe të vërtetë, duke shtuar se dëshiron që Partia Demokratike të “çlirohet” nga individë groteskë, siç i cilëson ai. Megjithëse vjen nga PD, Nika nuk ka mbështetjen e kësaj force politike, e cila në këtë garë ka zgjedhur të mbështesë një tjetër kandidat të pavarur, Dionis Sotën. Si anëtar aktual i Këshillit Bashkiak, Nika përjashtohet nga detyrimi ligjor për të dorëzuar formularët e Komitetit Nismëtar pranë KQZ-së për t’u regjistruar si kandidat në zgjedhjet e 9 nëntorit në Bashkinë Vlorë....