Burimi:
Kohajone.com

Foto © Kohajone.com
Rama: “Non Stop” aksionit për çlirimin e hapësirave publike të uzurpuara
Në një tjetër sinjal vendosmërie, Kryeministri Edi Rama ka publikuar një video në rrjetet sociale, shoqëruar me shkrimin lakonik, por domethënës: “Non Stop”. Përmes saj, ai përcjell vijimin e aksionit të ndërmarrë nga qeveria për çlirimin e hapësirave publike të uzurpuara ndër vite nga ndërtimet pa leje, bizneset dhe individët që i kishin kthyer trotuaret, brigjet dhe hapësirat e përbashkëta në pronë private. Pamjet e publikuara tregojnë ndërhyrje të pandërprera në disa qytete të vendit, ku mjetet e Inspektoratit Kombëtar të Mbrojtjes së Territorit (IKMT) janë në veprim për shembjen e ndërtimeve që kanë zënë hapësira publike, duke e kthyer terrenin në pronësi të përbashkët të qytetarëve. Ky aksion, që po zhvillohet me ritme të larta, është pjesë e një strategjie të gjerë për rregullimin...