Maqedonia e Veriut voton për kryetarët e komunave – pjesëmarrja në deri ne 20%

Maqedonia e Veriut voton për kryetarët e komunave – pjesëmarrja në deri ne 20%

Qytetarët në Maqedoninë e Veriut i janë drejtuar këtë të dielë kutive të votimit për të zgjedhur të parët e qyteteve të tyre, një vit pasi vendi mbajti zgjedhjet parlamentare dhe presidenciale. Të drejtë vote kanë mbi 1 milion e 800 mijë qytetarë ndërsa 112 mijë janë të regjistruar në listën e veçantë zgjedhore si persona që jetojnë jashtë shtetit. Sipas Komisionit Shtetetëror të Zgjedhjeve, raportohet se deri në orën 13:30 kanë votuar 335.244 qytetare ose thënë ndryshe 20.12 perqind. Këto zgjedhje të pushtetit vendor janë të tetat që nga pavarësia e vendit dhe qytetarët votojnë për 309 kandidatë për kryetar komune dhe për 576 lista këshilltarësh. Në garë marrin pjesë 22 parti politike, 19 koalicione dhe 119 iniciativa qytetare ose kandidatura të pavarura. Sipas...