Kina e akuzon SHBA-në për sulme kibernetike

Kina e akuzon SHBA-në për sulme kibernetike

Kina ka akuzuar Shtetet e Bashkuara për kryerjen e sulmeve kibernetike ndaj qendrës kombëtare të kohës në Pekin, sulme që, sipas saj, mund të kishin shkaktuar dëme serioze në infrastrukturën kritike financiare dhe të telekomunikacionit. Pekini ka shtuar paralajmërimet për spiunazh vitet e fundit, teksa marrëdhëniet me Shtetet e Bashkuara dhe vende të tjera perëndimore janë përkeqësuar. Autoritetet kineze pretenduan se kanë gjetur “prova të pakontestueshme” për përpjekjet e Agjencisë së Sigurisë Kombëtare të SHBA-së (NSA) për të hakuar Qendrën Kombëtare të Shërbimit të Kohës, mes viteve 2022 dhe 2024, sipas një deklarate të publikuar në llogarinë zyrtare në WeChat të Ministrisë së Sigurisë së Shtetit. Kjo qendër është përgjegjëse për koordinimin e orëve në mbarë vendin, të cilat përdoren nga gjithçka, duke nisur nga...