Përplasen tre automjete në aksin ‘Maminas-Gjiri i Lalëzit’, plagosen dy pasagjere

Përplasen tre automjete në aksin ‘Maminas-Gjiri i Lalëzit’, plagosen dy pasagjere

Një aksident rrugor ku janë përfshirë e tre automjete është regjistruar mesditen e sotme (19 tetor) në aksin Maminas – Gjiri i Lalëzit. Tre automjete u përplasën me njëra-tjetrën, ku si pasojë mbetën të lënduara dy pasagjere. Shtetaset me iniciale J. K., 27 vjeçe, dhe M. K., 23 vjeçe, po marrin ndihmë mjekësore dhe janë jashtë rrezikut për jetën. “Në aksin rrugor “Maminas – Gjiri i Lalëzit”, janë përplasur tre automjete. Si pasojë e aksidentit kanë mbetur të dëmtuara shtetaset J. K., 27 vjeçe, dhe M. K., 23 vjeçe, të cilat udhëtonin si pasagjere në njërin prej automjeteve. Të dëmtuarat po marrin ndihmë mjekësore dhe ndodhen jashtë rrezikut për jetën. Grupi hetimor po punon për zbardhjen dhe dokumentimin e plotë të shkaqeve dhe rrethanave të...