Tiranë, operacioni policor “Aksi”, vë në pranga 2 shtetas që u kapën në flagrancë duke transportuar lëndën narkotike

Tiranë, operacioni policor “Aksi”, vë në pranga 2 shtetas që u kapën në flagrancë duke transportuar lëndën narkotike

Drejtoria Vendore e Policisë Tiranë, njofton përmes një postimi në mediat sociale, se është finalizuar pas një pune të mirëorganizuar, nga Seksioni për Hetimin e Narkotikëve, operacioni policor i koduar “Aksi”.Sekuestrohen 10 kilogramë lëndë e dyshuar narkotike cannabis sativa, 1 armë gjahu pa leje, 1 automjet dhe 3 aparate celulare.Vihen në pranga 2 shtetas që u kapën në flagrancë, në aksin rrugor “Nikël–Fushë Krujë”, duke transportuar lëndën narkotike me qëllim shitjen. Në vijim të punës për goditjen e veprimtarive kriminale në fushën e narkotikëve, bazuar në informacione të siguruara për një rast të transportimit dhe shitjes së lëndëve narkotike, Seksioni për Hetimin e Narkotikëve organizoi dhe finalizoi operacionin policor të koduar “Aksi”, në kuadër të të cilit u arrestuan në flagrancë shtetasit:Sh. H., 34 vjeç,...