Burimi:
Zeri.ai

Foto © Zeri.ai
SPAK çon për gjykim grupin kriminal të vëllezërve Çopja, zbardhen akuzat për trafikim, vrasje dhe korrupsion
Franc dhe Hajdar Çopja TIRANË- SPAK ka mbyllur sot hetimet dhe ka dërguar për gjykim grupin e vëllezërve Çopja. Përmes një njoftimi zyrtar, SPAK bën me dije se dy vëllezërit, Franc dhe Hajdar Çopja, drejtonin organizatën kriminale me bazë në Elbasan. Pjesë e këtij grupi ishin edhe 33 anëtarë të tjerë, të cilët më parë kishin marrë urdhër-arresti. Personat që SPAK ka dërguar në gjykim janë: Franc Çopja, Hajdar Çopja, Mikael Qosja, Talo Çela, Altin Ndoci, Arzen Mama, Eljo (Ervis) Bitri, Maksim Koçi, Dashnor Dumani, Ado Xhika, Arzen Hysa Çopja, Xhimi Hoxha, Guri Biba, Leonardo Ramani, Ervis Daka, Flobenc Meçja, Altin Kamami, Martin Musaj, Agustin Çinari, Arben Lamçja, Arjan Ormenaj, Dorian Dyli, Maklen Mici, Bashkim Lika, Klajdi Merkaj, Armis Stafa, Renato Musaku, Rexhino Doçi, Matilda...