U konfliktua me disa persona në lokal dhe iu drejtoi armën e shërbimit, AMP nis hetimet ndaj efektivit (EMRI)

U konfliktua me disa persona në lokal dhe iu drejtoi armën e shërbimit, AMP nis hetimet ndaj efektivit (EMRI)

amp TIRANË- Agjencia e Mbikëqyrjes Policore (AMP) ka nisur hetimet për një punonjësine policisë, Eljo Hasa, në Komisariatin Nr.5, i dyshuar për kryerjen e veprave penale “Kanosja” dhe “Shpërdorim i detyrës”. Mbrëmjen e djeshme, punonjësi i policisë është konfliktuar fizikisht për motive të dobëta me disa personi brenda një lokali në Tiranë. Mirëpo, situata ka agravuar dhe efektivi, Eljo Hasa, ka kanosur me armën e shërbimit personat që po konfliktohej. Njoftimi: Agjencia e Mbikëqyrjes Policore (Rajoni Tiranë) ka referuar në Prokurorinë Pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë materialet proceduriale në ngarkim të punonjësit të policisë E. H., me detyrë Patrullë e Përgjithshmë në Komisariatin e Policisë Nr.5, i dyshuar për kryerjen e veprave penale “Kanosja” dhe “Shpërdorim i detyrës”. Nga veprimet e para...