Burimi:
Gijotina.com

Foto © Gijotina.com
Polici i Kamzës kërcënon me armën e shërbimit disa persona, nis hetimi
Agjencia e Mbikëqyrjes Policore ka nisur hetimet për punonjësin e Policisë me inicialet E. H. me detyrë Patrullë e Përgjithshmë në Komisariatin e Policisë Nr.5, Kamëz. Sipas njoftimit të autoriteteve, nga veprimet e para hetimore rezultoi se punonjësi i policisë, mbrëmjen e djeshme është konfliktuar fizikisht me disa persona në ambientet e një lokali dhe situata ka degraduar duke i kanosur me armën e shërbimit. Materialet proceduriale i janë referuar Prokurorisë së Tiranës, si i dyshuar për kryerjen e veprave penale “Kanosja” dhe “Shpërdorim i detyrës”. AMP thotë se ka nisur hetimin disiplinor administrativ ndaj punonjësit të policisë duke vijuar edhe hetimet për zbardhjen e plotë të ngjarjes. gijotina.com/