Nuk do të ketë mbulime të fytyrës në ambiente publike për arsye fetare, parlamenti portugez miraton projektligjin e ri

Nuk do të ketë mbulime të fytyrës në ambiente publike për arsye fetare, parlamenti portugez miraton projektligjin e ri

Parlamenti i Portugalisë ka miratuar një projektligj të propozuar nga partia e ekstremit të djathtë Chega, i cili ndalon veshjet që mbulojnë fytyrën për arsye fetare apo gjinore. Ligji ka marrë mbështetjen e partive të qendrës së djathtë, ndërsa është kundërshtuar nga partitë e majta. Sipas projektligjit, ndalohet “përdorimi, në hapësirat publike, i veshjeve që mbulojnë ose pengojnë identifikimin e fytyrës”, çka prek drejtpërdrejt gratë që mbajnë burka ose nikab. Nisma ndalon gjithashtu detyrimin e individëve për të mbuluar fytyrën për arsye fetare apo gjinore. Megjithatë, ligji përfshin përjashtime të caktuara si për shembull ai nuk do të zbatohet në aeroplanë, ambiente diplomatike dhe konsullore, apo në vende adhurimi. Përjashtohen gjithashtu rastet kur fytyra mbulohet për arsye sigurie, klimatike apo sipas dispozitave të tjera ligjore....