Burimi:
Top-Channel.tv

Foto © Top-Channel.tv
Tajfuni Halong shkatërroi fshatrat në Alaskë, 2 mijë banorët e evakuuar nuk mund të kthehen në shtëpi për 18 muajt e ardhshëm
Më shumë se 2,000 banorë janë zhvendosur nga fshatrat e Alaskës, pas përmbytjeve të rënda që goditën rajonin fundjavën e kaluar. Guvernatori Mike Dunleavy deklaroi se dëmet janë aq të mëdha, saqë shumica e këtyre njerëzve nuk do të mund të kthehen në shtëpitë e tyre për të paktën 18 muajt e ardhshëm. Në një kërkesë zyrtare drejtuar Shtëpisë së Bardhë, ai kërkoi shpalljen e një katastrofe të madhe, që do të mundësonte ofrimin e ndihmës federale. Ndër fshatrat më të prekur është Kipnuk, ku një vlerësim paraprak tregon se rreth 90% e shtëpive ose 121 banesa janë shkatërruar plotësisht. Situata është gjithashtu e rëndë edhe në Kwigillingok, ku janë zhdukur dhjetëra shtëpi dhe mbi një e treta e tyre janë shpallur të pabanueshme. Sipas...