E fshihnin nëpër cepa muresh/ Shpërndanin kanabis në formë xhelatine, dy të arrestuar në Tiranë (EMRAT)

kanabis ne forme xhelatine

TIRANË- Dy persona kanë rënë në prangat e policisë së Tiranës, pasi mbanin dhe shpërndanin lëndë narkotike në formë xhelatine në kryeqytet. Në pranga kanë rënë Denis Brakaj (Krasniqi), 35-vjeç dhe Elker Xibraku, 30-vjeç, në një hyre në rrugën “Xhanfize Keko”. Në zonën ku shisnin të rinjtë, u gjetën dhe sekuestruan 8 pako me kanabis në formë xhelatine, të shehura në nëpër cepa të mureve. Ndërsa gjatë kontrollit në banesën e 35-vjeçarit blutë gjetën dhe sekuestruan 802 gramë lëndë e dyshuar narkotike kanabis, si dhe 3 armë të ftohta (thika).

Njoftimi i policisë
Shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 4, në bashkëpunim me Seksionin për Hetimin e Narkotikëve të DVP Tiranë, pas informacioneve të marra në rrugë operative se në një hyrje pallati në rrugën “Xhanfize Keko”, dy shtetas mbanin dhe shpërndanin lëndë narkotike në formë xhelatine, organizuan dhe finalizuan operacionin e koduar “STOP”.
Si rezultat i operacionit u kapën dhe u arrestuan shtetasit D. B(K)., 35 vjeç dhe E. X., 30 vjeç, të dy banues në Tiranë.
Gjatë kontrollit të ambientit ku u konstatuan shtetasit e lartpërmendur, shërbimet e Policisë gjetën dhe sekuestruan 8 pako me lëndë të dyshuar narkotike kanabis në formë xhelatine.
Më tej, gjatë kontrollit në banesën e shtetasit D. B(K)., u gjetën dhe sekuestruan rreth 802 gramë lëndë e dyshuar narkotike kanabis, si dhe 3 armë të ftohta (thika).
Në bashkëpunim me Prokurorinë, vijojnë hetimet për dokumentimin e plotë të këtij rasti dhe për identifikimin e shtetasve të tjerë të implikuar në këtë veprimtari kriminale.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë, për veprime të metejshme.