Shpërndanin drogë në formë xhelatine, arrestohen dy të rinj në Tiranë – Emrat

Shpërndanin drogë në formë xhelatine, arrestohen dy të rinj në Tiranë – Emrat

Policia e Tiranës ka arrestuar dy të rinj, të cilët shpërndanin lëndë narkotike kanabisi në formë xhelatine, në një lagje të rrugës “Xhanfize Keko”. Në kuadër të operacionit të koduar “STOP” janë vënë në pranga shtetasit Denis Brakaj alias Krasniqi, 35 vjeç dhe Elker Xibraku, 30 vjeç, të dy banues në Tiranë. “Gjatë kontrollit të ambientit ku u konstatuan shtetasit e lartpërmendur, shërbimet e Policisë gjetën dhe sekuestruan 8 pako me lëndë të dyshuar narkotike kanabis në formë xhelatine. Më tej, gjatë kontrollit në banesën e shtetasit Denis Brakaj alias Krasniqi, u gjetën dhe sekuestruan rreth 802 gramë lëndë e dyshuar narkotike kanabis, si dhe 3 armë të ftohta (thika).” – thuhet në njoftimin e autoriteteve. Policia thotë se në bashkëpunim me Prokurorinë, vijojnë hetimet për dokumentimin e...