Burimi:
Top-Channel.tv

Foto © Top-Channel.tv
Testi që zbulon 50 tumore/ “Galleri” po zhvillohet në SHBA, rezultate të jashtëzakonshme tek 25 mijë persona
Një test i ri gjaku, që mund të zbulojë më shumë se 50 lloje kanceri, po shihet si një hap i madh drejt diagnostikimit më të hershëm të sëmundjes, sipas një studimi të zhvilluar në Amerikën e Veriut. Rezultatet e provës klinike tregojnë se testi ishte në gjendje të identifikonte një gamë të gjerë kanceresh – rreth 75% prej të cilave nuk kanë asnjë program ekzistues kontrolli apo depistimi. Mbi gjysmën e rasteve të zbuluara ishin në fazë të hershme, kur trajtimi është më i lehtë dhe mundësitë për shërim janë shumë më të mëdha. Testi, i quajtur Galleri, është zhvilluar nga kompania amerikane Grail dhe zbulon fragmente të ADN-së kancerogjene që shkëputen nga tumoret dhe qarkullojnë në gjak. Aktualisht ai po testohet edhe nga...