Burimi:
Gijotina.com

Foto © Gijotina.com
Gjykata Kushtetuese rrëzon pjesërisht “Urdhrin e ri të Mjekut” – Antikushtetues kufizimi i punës në privat dhe heqja e përhershme e licencës
Gjykata Kushtetuese ka pranuar pjesërisht padinë e Sindikatës së Punonjësve të Shërbimit Shëndetësor, në lidhje me aktin normativ të Qeverisë për “Urdhrin e ri të Mjekut”. Më konkretisht, gjyqtarët e Kushtetueses kanë rrëzuar si antikushtetuese pikat 1, 3, 5, 7 dhe 9 të nenit 8/a, që kufizonin të drejtën e mjekëve për të punuar në sektorin privat, duke u dhënë drejtuesve të institucioneve publike pushtet disproporcional për të miratuar ose refuzuar kërkesat e tyre. Po ashtu, Gjykata ka shfuqizar dhe shkronjën “d” të nenit 17/1, e cila parashikonte heqjen e licencës si masë disiplinore pa kritere të qarta, si dhe fjalinë e fundit të nenit 17/3, që parashikonte se kjo masë nuk shuhet kurrë, duke e cilësuar këtë si cenim të rëndë të së drejtës...